Vendimi CDU-CSU, Basha: I lehtësuar që nuk ka një "JO" të prerë
BKT
Shqipëri

Vendimi CDU-CSU, Basha: I lehtësuar që nuk ka një "JO" të prerë

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në një bashkëbisedim me gazetarët, shprehu mirënjohje nga dy grupimet politike qeverisëse në Gjermani për PO-në e kushtëzuar për hapjen e negociatave.

"Dua ta nis me një mirënjohje për vendimin e marrë mbrëmë nga dy grupet parlamentare të Bundestagut gjerman.Ndihem i lehtësuar që nuk ka një JO të prerë që ishte qëndrimi fillestar.Janë 9 kushte duke përfshirë dhe zgjidhjen e krizës politike.Vendimi për të shtuar kushtet dhe kërkesat reflekton dështimet e kësaj qeverie. Kjo duket në dy kërkesat e reja që kanë të bëjnë me arrestimin dhe procedimin penal të gjithë personave të përfshirë në blerjen e votave, bnëhet fjalë për dosjet 184 dhe 339 dhe ngritjen e Gjykatës Kushtetuese për tu shprehur mbi zgjedhjet e 30 qershorit. PD dhe opozita e bashkuar do të bëjë çdo gjë që vendit ti hapen negociatat", tha Basha, transmeton oranews.

Basha thotë se situata duhet parë me realizëm dhe jo me propagandë.

"Për herë të katërt Edi Rama hapi shampanjë.Mashtrimi dhe gënjeshtrat nuk na çojnë në Europë", tha ai.


MË SHUME NGA Shqipëri