11:10 / 25.09.2019
Solskjaer pas sulmuesit të Juventusit dhe Barcelonës
Trajneri i Manchester United, Ole Gunnar Solskjaer ka në konsideratë dy sulmues për afatin e janarit.
Sipas mediave angleze është duke shfaqur interesim për sulmuesin e Juventusit, Mario Mandzukic dhe Barcelonës, Ousmane Dembele.
Dy sulmuesit po shihen si zëvendësues të Romelu Lukakut dhe Alexis Sanchez që janë transferuar në Inter.
Mandzukiq ishte në radarin e “Djajve të Kuq”, edhe më herët por transferimi i tillë dështoi.
Ndërsa, Dembele është duke vuajtur te Barcelona dhe klubi blaugranas po mundohet të fitojë disa para nga shitja e tij.























