Akuzat për ngacmime seksuale, Placido Domingo `braktiset` nga Met Opera
BKT
Magazina

Akuzat për ngacmime seksuale, Placido Domingo `braktiset` nga Met Opera

Metropolitan Opera i ka dhënë fund kontratës me tenorin e njohur Placido Domingo pas akuzave ndaj tij nga disa gra për ngacmim seksual.

78-vjeçari do këndonte në rolin kryesor "Macbeth" mbrëmjen e së mërkurës.

Por këngëtari, i cili mohon pretendimet, tha në një deklaratë të martën se marrëdhënia e tij 51-vjeçare me shtëpinë e operës kishte mbaruar.

Disa kompani të tjera kanë anuluar tashmë koncertet e tij.

Një total prej 20 grash e kanë akuzuar spanjollin për ngacmim seksual, sjellje të papërshtatshme seksuale dhe se përdorte pozicionin e tij në industri për t'i dëmtuar karrierën nëse e refuzonin atë.

Pretendimet e tyre u botuan në dy artikuj nga agjencia e lajmeve Associated Press.

Met Opera tha se Domingo kishte pranuar të tërhiqej nga të gjitha shfaqjet e ardhshme në Met.

"Unë bëra debutimin tim të parë në Operën Metropolitane në moshën 27 vjeçare dhe kam kënduar në këtë teatër të mrekullueshëm për 51 vjet rresht", tha ai. "Ndërsa kundërshtoj ashpër të gjitha pretendimet ndaj meje, jam i shqetësuar për një klimë në të cilën njerëzit dënohen pa proces të rregullt."


MË SHUME NGA Magazina