Java e modës në Paris, Saint Laurent me koleksion rrezellitës
Modelet e Yves Saint Laurent parakaluan në një pasarelë të mbushur me dhjetëra projektorë dritash, nën sfondin e kullës së famshme “Eiffel”.
Monumenti më përfaqësues i Francës ndriçoi edhe më shumë nga koleksion i ri pranverë-verë i Saint Laurent, i cili përbëhej nga fustane të gjatë e të derdhur me qëndisje floriri si në vitet ‘70-të.
Pantallonat dominonin koleksionin e ri të drejtorit kreativ të Anthony Vaccarello. Ato vinin në versione të ndryshme; të shkurtra, në gjatësinë e gjurit, të gjata dhe në variantin kominoshe.
Disa shoqëroheshin me çizmet e gjata dhe elemente rrezellitëse. Binin në sy kombinimet mes të zezës dhe të bardhës, ndërsa ngjyrat më të përdorura ishin e zeza dhe e arta.
Kaia Gerber, vajza e Cindy Crawford, ishte një prej modeleve ndërsa Naomi Campbell mbylli shfaqjen. Mes audiencës përfshihej ikona e kinemasë franceze, Catherine Deneuve, aktorja meksikane Salma Hayek dhe protagonisti Bohemian Rhapsody, Rami Malek.
























