16:03 / 25.09.2019
Taarabt: Mund të luaja në Real ose Barcelonë
Mesfushori i Benfices, Adel Taarabt ka thënë se mund të bënte më shumë në karrierë.
Ish-mesfushori i Tottenhamit kaloi gjashtë muaj në AC Milan, por asnjëherë nuk arriti të dëshmojë veten.
Taarabt tha se më herët edhe Modriq i ka thënë se mund të luaj për Realin ose Barcelonën.
“Nuk më pëlqen të flas për veten, por të gjithë që më kanë parë të luaj kur isha i ri më thoshin se mund të luaj Realin ose Barcelonën. Edhe Luka Modriq më tha një ditë. Nuk ndodhi për shkak të tjerëve ose për shkak timin”, deklaroi ai.
Benfica këtë sezon është në vendin e dytë në tabelë me 15 pikë, një më pak se lideri Famalicao.























