“Solskjaer, trajner i mrekullueshëm”
BKT
Sport

“Solskjaer, trajner i mrekullueshëm”

Sulmuesi i RB Salzburg, Erling Haaland ka folur për trajnerin e Manchester United, Ole Gunnar Solskjaer.

Tekniku norvegjez e ka trajnuar lojtarin gjatë kohës kur ishte në Molde.“Ka një efekt të madh në jetën time, si person dhe trajner. Ka fituar Ligën e Kampionëve dhe ishte lojtar i mrekullueshëm. Më ka mësuar shumë”, deklaroi ai.

Futbollisti norvegjez foli edhe për spekulimet se ai do të transferohet në Manchester United.

“Më pëlqen shumë këtu. Më pëlqen plani, fitojmë dhe unë shënoj gola. Për fat të mirë do të këtë edhe më shumë”, përfundoi ai.