Vazhdojnë telashet te Zvicra, s’ka pajtim me Shaqirin
BKT
Sport

Vazhdojnë telashet te Zvicra, s’ka pajtim me Shaqirin

Xherdan Shaqiri është problemi më i madh i Kombëtares së Zvicrës.

Përveç rrezikimit për të humbur mundësinë për pjesëmarrje në Euro 2020, Zvicra vazhdon të përballet me problemin e lindur së fundi, që ka emrin Xherdan Shaqiri.

Djaloshi me prejardhje nga Kosova, ka munguar në dy ndeshjet e shtatorit për Zvicrën, dhe sipas medieve atje, e gjitha kjo ka të bëjë me disa probleme të tij me trajnerin Wladimir Petkoviç.

Edhe pse nuk ka konfirmon nga Federata e Futbollit, mediet në Zvicër raportojnë se Petkoviç të hënën ka udhëtuar drejt Anglisë për të takuar Shaqirin, dhe asnjë marrëveshje nuk është arritur.

Madje këto mediet në Zvicër, të habitura raportojnë se si erdhi lëndimi i radhës si Shaqirit, pak kohë para se të merrte ftesë nga kombëtarja helvetike për dy ndeshjet e radhës, që zhvillohen në tetor.

Në mes të tetorit, Zvicra zhvillon dy ndeshje shumë të rëndësishme kualifikuese kundër Danimarkës dhe Irlandës, dhe mos rikthimi i Shaqirit do të ishte një shqetësim i madh për ta, për rrugën që çon në Euro 2020.