Gjilani të premten organizon garën e atletikës për fëmijë
BKT
Sport

Gjilani të premten organizon garën e atletikës për fëmijë

Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport e Komunës së Gjilanit, me mbështetje të Ministrisë së Kulturës dhe Federatës së Atletikës së Kosovës, të premten organizojnë garën e atletikës për fëmijë.

Aktiviteti i llojit të tillë organizohet për herë të parë në Gjilan dhe ka për qëllim që fëmijët e klasave të 5-ta t’i argëtoj nëpërmjet aktivitetit fizik dhe lojërave, ndërkaq mbahet në palestrën “Bashkim Selishta – Petriti”.

Në këtë aktivitet fëmijët do të kenë mundësinë që brenda dy orëve të praktikojnë shumë disiplina të përafërta të sportit të atletikës në 12 stacionet e aktivitetit.

Ky program i atletikës për fëmijë është realizuar në shumë kryeqytete dhe qytete e ndryshme të botës dhe është i njohur me emrin “Kids Athletics”.