17:37 / 25.09.2019
Bernard Berisha shkëlqen në fitoren e Akhmat Groznyt
Bernard Berisha ka shkëlqyer në ndeshjen e radhës në Rusi.
Në kuadër të Kupës së Rusisë, Akhmat Grozny i Berishës dhe Roshit sot u takua ndaj, SKA Khabarovsk.
Këtë takim, Berisha e nisi nga minuta e 66-të, kur është inkuadruar në lojë. Vetëm 9 minuta më pas, anësori kosovar e gjeti golin e barazimit, 1-1. Kjo ndeshje shkoi në penallti të cilat vendosën edhe fituesin.
Bernard Berisha ishte i saktë përsëri nga pika e bardhë në penalltinë e parë për Akhamt, kurse penalltinë finale e shënoi anësori tjetër shqiptar, Odise Roshi, duke i siguruar kalimin tutje skuadrës.























