Lajm i mirë për Kosovën, rikthehet Herolind Shala
Herolind Shala pritet të jetë në dispozicion të Bernard Challandes për ndeshjet e tetorit.
Kosova në muajin tetor luan miqësoren me Gjibraltarin më 10 tetor, ndërsa katër ditë më vonë përballet me Malin e Zi në kuadër të kualifikueseve për Euro 2020, shkruan Reporteri.net
Të dy këto takime do të luhen në stadium Fadil Vokrri në Prishtinë. E lajm i mirë për Bernard Challandes është rikthimi i Herolind Shalës.
Mesfushori kosovar ishte i lënduar dhe nuk mundi t’i ndihmojë ‘Dardanët’ në ndeshjet e shtatorit.
Shala ka postuar në Instatory dy video ku shihet duke ushtruar në palestër. Përveç Shalës për ndeshjet e tetorit Kosova pritet të llogarit edhe në Milot Rashicën e Benjamin Kolollin, të cilët gjithashtu munguan në ndeshjet ndaj Çekisë e Anglisë.























