Ibra në gjurmët e De Rosit, por Raiola thotë “jo”
BKT
Sport

Ibra në gjurmët e De Rosit, por Raiola thotë “jo”

Në Argjentinë janë të sigurt: Zllatan Ibrahimoviç do të veshë fanellën e Boka Juniorsit.

Kështu shkruan Luis Fregosi, gazetar argjentinas, në profilin e tij në Twitter. Sulmuesi, aktualisht te Los Anxhelos Galaksi, i paskësh shprehur agjentit të tij, Mino Raiolës, vullnetin për të luajtur një sezon me fanellën Azul y Oro të Bokas, së bashku me De Rosin.

Por nuk ka vonuar përgjigja e Raiolës, që ka hedhur poshtë të gjithë zërat e qarkulluar sot për kalimin e mundshëm të suedezit nga Amerika e Veriut në Amerikën e Jugut, raporton BW.

“Nuk ia kam ofruar kurrë Ibrahimovicin Boka Juniorsit dhe as ndonjë klubi tjetër. është një Fake News total,” tha Raiola.