23:40 / 25.09.2019
Demaj: Shkolla s`duhet të vazhdojë me më shumë teori se praktikë
Frashër Demaj nga Lidhja Demokratike e Kosovës ka thënë se shkolla nuk duhet të vazhdojë si tradicionale ku ka më shumë teori se praktikë.
Ai ka folur të mërkurën në “Debat” te RTK, ku temë ka qenë Arsimi.
“Kjo do të ndryshojë”, ka thënë Demaj.
Ai ka thënë se nuk duhet harruar shkollat profesionale, sepse, sipas tij, ato janë të munguara në Kosovë.
“Vetëm 3.5 për qind e fëmijëve të Kosovës janë të përfshirë në edukimin parashkollor. Kjo është tmerrësisht negative”, ka thënë ai.
Demaj ka thënë se në fushën e arsimit dhe shkencës po vijnë njerëz joprofesionistë.























