23:45 / 25.09.2019
Kokaj: Situata arsimore e shkencore në Kosovë është e mjerueshme
Jahja Kokaj nga lëvizja Vetëvendosje ka thënë se situata arsimore e shkencore në Kosovë është e mjerueshme.
Ai ka folur të mërkurën në “Debat” te RTK, ku temë ka qenë Arsimi.
“Gabimet shkencore në tekstet shkollore janë kolosale. Ekzistojnë gabime. Ato mund të korrigjohen nga universiteti deri te shkolla e mesme. Por ka edhe gabime morale në tekstet shkollore”, ka thënë ai. “Truri i fëmijëve nuk është shportë mbeturinash”.
Ai ka thënë se shkollat ishin të politizuara prandaj kanë prodhuar papunësi, gjenerata të papunëve dhe rezultatet e dobëta në PISA.























