00:02 / 26.09.2019
Ismaili: Duke hapur universitete s`është ngritur cilësia
Xhafer Ismaili nga Partia Euroatlantike e Kosovës ka thënë se duke hapur universitete nuk është ngritur cilësia, përkundrazi ajo ka shkuar duke rënë.
Ai ka folur të mërkurën në “Debat” te RTK, ku temë ka qenë Arsimi.
“Autoriteti i mësuesit duhet të kthehet. Arsimi duhet të depolitizohet. Profesionalizmit duhet t’i jepet rëndësi e madhe”, ka thënë ai.
“Cilësinë e cakton kriteri meritokratik i pranimit të studentëve për të studiuar”.
Ai ka theksuar se duhet të bëhen reforma të njëmendëta dhe se inspektimet në shkolla duhet të rriten.























