Vazhdon dita e dytë e fushatës parazgjedhore
BKT
Lajme

Vazhdon dita e dytë e fushatës parazgjedhore

RTKlive

Sot në Kosovë vazhdon dita e dytë e fushatës parazgjedhore për zgjedhjet parlamentare që do të mbahen më 6 tetor.

Dje të gjitha partitë politike të cilat do të garojnë në zgjedhje kanë bërë hapjen e fushatës parazgjedhore.

Më poshtë gjeni aktivitetet e disa prej tyre.

Partia FJALA mban fushatë zgjedhore. (Para “Hotel Dukagjini” në Pejë, ora 11:00).

Partia Demokratike e Kosovës hap fushatën zyrtare zgjedhore në Prizren. (Qendra Sportive “Sezai Surroi”, ora 17:40).

Fushata zgjedhore e kandidates për kryeministre nga LDK, Vjosa Osmani, agjenda: 

Në orën: 15:00, në Sallën e Kulturës “Jehona e Dukagjinit”, në Klinë.
Në orën 17:00, në Shtëpinë ë Kulturës “Tahir Sinani”, në Malishevë.
Në orën 19:00, në Shtëpinë e Kulturës “Mensur Zyberaj”, në Rahovec.
Në orën 20:00, në palestrën e shkollës fillore në Rogovë-Gjakovë.

Lëvizja Vetëvendosje mban këto tubime elektorale:

Agjenda:
12:00 – Istog, Shtëpia e Kulturës ”Adem Jashari”
18:00 – Artanë, Salla e Sportit në Llabjan
18:00 – Ferizaj, Salla e Sportit ”Bill Clinton”.

Kandidati i PDK-së për kryeministër të Kosovës, Kadri Veseli mban tubime në këto qytete

Agjenda:

14:30 – Tubim me qytetarë të komunës së Dragashit (Shtëpia e Kulturës);
15:30 – Tubim me qytetarë në Zhur (Restorant “Hako”);
16:30 – Tubim me qytetarët në Has të Prizrenit (Restorant “Drini”);
18:00 – Tubim qendror me qytetarët e Prizrenit – Transmetim “live” –(Palestra e Sporteve “Sezai Surroi”);


MË SHUME NGA Lajme