“PRO nisjes së bisedimeve për anëtarësim në BE”
Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, gjatë qëndrimit të tij në Gjermani, zhvilloi takime intensive me drejtues dhe përfaqësues të rëndësishëm të grupeve të ndryshme parlamentare në Bundestagun gjerman.
“Ndërsa CDU/CSU dhe SDP nga koalicioni qeverisës dhe Greens (të gjelbërit) në opozitë janë shprehur ‘PRO’ fillimit të bisedimeve për anëtarësim mes BE dhe Shqipërisë, FDP Demokratët e Lirë (liberalët) si parti në opozitë duket se do të jenë kundër pozicionit të partive të Koalicionit të Madh gjerman”, tha Balla.
Ai u takua me Rolf Mützenich (SDP) Kryetar i Grupit, Nikolas Löbel (CDU/CSU) Komisioni i Politikës së Jashtme, Alexander Kulitz (FDP) Komisioni i Politikës së Jashtme, Thomas Hacker (FDP) Komisioni i Politikës së Jashtme, Nils Schmid (SDP) Zëdhënës për Politikën e Jashtme, Mark Hauptman (CDU/CSU) Komisioni i Politikës së Jashtme, Metin Hakverdi (SDP) Komiteti për Çështjet Europiane, Frank Schwabe (SDP) Komisioni i Politikës së Jashtme, Carsten Schneider (SDP), Josip Juratovic (SDP) Komiteti për Çështjet Europiane dhe Olav Gutting (CDU/CSU).























