Allegri mund të marrë drejtimin e Tottenham
BKT
Sport

Allegri mund të marrë drejtimin e Tottenham

Tottenham mund të zëvendësojë trajnerin e tyre, Mauricio Pochettino me ish-trajnerin e Juventusit, Massimiliano Allegri.

Sipas mediave angleze, klubi londinez po mendon shkarkimin e Pochettinos për shkak të rezultateve të dobëta.

Allegri u largua nga Juventusi duke paralajmëruar një vit pushim nga puna si trajner.

Në të njëjtën kohë, ai ka qenë duke mësuar gjuhën angleze dhe sipas disa spekulimeve është i gatshëm të provojë veten edhe në Premier Ligë.

Ndërsa në Spanjë, Pochettino po shihet si zëvendësim i Zinedine Zidanes në stolin e Real Madrid.