Vdes një i burgosur, reagon KMDLNJ
BKT
Lajme

Vdes një i burgosur, reagon KMDLNJ

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive të Njëriut (KMDLNJ),  ka reaguar pas vdekjes së burgosurit në spitalin rajonal të Pejës.

Nga KMDLNJ thonë se për rastet e vdekjeve të të burgosurve nuk e bëjnë përgjegjës Shërbimin Spitalor të Burgjeve dhe as Shërbimin Korrektues të Kosovës.

“Për rastet e vdekjeve e të privuarve nga liria e që vuajnë nga sëmundje të pashërueshme, KMDLNj nuk e bënë përgjegjës Shërbimin Spitalor të Burgjeve e as Shërbimin Korrektues të Kosovës por e adreson përgjegjësinë tek institucionet që kanë mungesë të theksuar të humanizmit duke mos lejuar që të dënuarit me diagnozë terciare të kenë mundësinë të vdesin në shtëpitë e tyre dhe afër familjeve të tyre”.

“Ndonëse të drejtat e njeriut mbrohen me ligj sepse pikërisht ligji është përgjegjës për shkeljen e tyre, në rastet kur vdekja është e pashmangshme për shkak të sëmundjes së pashërueshme, ligji duhet t’iu nënshtrohet të drejtave të njeriut. KMDLNj mendon se shteti hakmerret ndaj një kryerësi të veprës penale në çastin kur i shqiptohet dënimi i formës së prerë dhe pas kësaj me të privuarin nga liria duhet të merren institucionet tjera e që nuk po ndodhë. KMDLNj vlerëson se në vuajtje të dënimit në Kosovë janë edhe 8-10 raste e që mund të përfundojnë me fatalitet” thonë nga KMDLNJ.


MË SHUME NGA Lajme