Demi Moore vazhdon rrëfimet, tani për Bruce Willis
BKT
Magazina

Demi Moore vazhdon rrëfimet, tani për Bruce Willis

Demi Moore thotë se ish bashkëshorti i saj, Bruce Willis, donte që ajo të ishte nënë shtëpiake ndërkohë që ai bënte çfarë të donte.

Aktorja ka rrëfyer çdo gjë për lidhjet e saj në të shkuarën në një intervistë të veçantë me “Inside Out”.

Aktorja e filmit të famshëm “Fantazma” tha se me Bruce Willis u njohën, u martuan dhe ishte shtatzënë vetëm brenda katër muajve.

Ata ishin çifti më i vëzhguar në vitet 1990, por edhe pse qëndruan bashkë për 13 vite, ajo thotë se Bruce donte vetëm të bënte çfarë të donte me jetën e tij, ndërsa Demi duhej të rrinte në shtëpi e të kujdesej për fëmijët.


MË SHUME NGA Magazina