13:41 / 26.09.2019
Luan Rama: LSI e gatshme të ulet në tryezën e dialogut
Vendimin e Parlamentit gjerman për të hapur negociatat me Shqipërinë pasi të plotësohen 9 kushtet, zëvendëskryetari i LSI, Luan Rama e konsideron mesazh për reflektim në politikën shqiptare.
“Nuk është koha për festë, po për reflektim të përgjegjshëm”, u shpreh Rama.
Luan Rama theksoi se duhet dialog politik dhe frymë bashkëpunimi për plotësimin e kushteve.
Ai u shpreh se LSI është e gatshme të ulet në tryezën e dialogut dhe të nisë “nga puna për të reflektuar me përgjegjshmëri në përmbushje të të gjitha kushteve dhe detyrimeve që t’i çelim udhë integrimit europian të Shqipërisë”. /Tch























