Thaçi: Chirac e ndihmoi Kosovën në ditët më të vështira
BKT
Lajme

Thaçi: Chirac e ndihmoi Kosovën në ditët më të vështira

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka reaguar pas vdekjes së ish-presidentit të Francës, Jacques Chirac.

Përmes një postimi në Facebook, Thaçi ka thënë se Chirac ishte njëri prej figurave më të mëdha të politikës botërore që i doli në ndihmë Kosovës në ditët më të vështira.

Sipas Thaçit, Chirac mbetet një burrështetas i respektuar dhe emër për të cilin qytetarët e Kosovës do të jenë gjithmonë mirënjohës.

Postimi i plotë në Facebook:

Me keqardhje të madhe mora lajmin për vdekjen e ish Presidentit të Francës, Jacques Chirac. Ai ishte njëri prej figurave të mëdha të politikës botërore që i doli në ndihmë Kosovës në ditët më të vështira, sidomos në Konferencën e Rambouillet dhe përkrahjen për bombardimin e caqeve të policisë dhe ushtrisë serbe në vitin 1999. Jacques Chirac do të mbetet një burrështetas i respektuar dhe emër për të cilin qytetarët e Kosovës do të jenë përjetësisht mirënjohës!.


MË SHUME NGA Lajme