Ish-bashkëshortja është shtatzënë me të dashurin e ri, ja reagimi i yllit
BKT
Magazina

Ish-bashkëshortja është shtatzënë me të dashurin e ri, ja reagimi i yllit

Aktorja e famshme Jenna Dewan njoftoi se është në pritje të një fëmije më të dashurin e saj Steve Kazee.

Nëse po mendoni se ish-bashkëshorti i saj Channing Tatum e priti keq lajmin, e keni gabim.

Duket se më i emocionuari për lajmin ishte pikërisht ai.

Sipas burimeve për mediat rozë, ylli i Hollywood u lumturua shumë për pritjen e ëmbël të Dewan.

Madje ai nuk e mori  vesh lajmin nëpërmjet rrjeteve sociale. Ishte pikërisht aktorja që u sigurua që Channing ta merrte vesh përpara se ta bënte publike.

"Ai është i lumtur për të dhe ishte shumë mbështetës", shtoi burimi.

Dewan njoftoi lajmin më 24 shtator në një prononcim për People.

“Ne jemi shumë më të kënaqur që familja jonë po zgjerohet”, tha aktorja.

Ndërsa nuk dihet ende gjinia e foshnjës, vajza 6-vjeçare e saj Everly Tatum duket po ashtu e lumtur që do bëhet me vëlla ose motër.

Everly është fëmija i vetëm i ish-çiftit të famshëm. Ndërsa foshnja që do vijë në jetë është fëmija i parë i aktores me të dashurin e ri.


MË SHUME NGA Magazina