Studentët protestë para MASHT-it
BKT
Lajme

Studentët protestë para MASHT-it

Pranvera Hyseni nga organizata astronomisë Astronomy Outreach of Kosovo, ka dalë në protestë me studentë të tjerë para Ministrisë së Arsimit duke kërkuar ndërtimin e Observatorit dhe Planetariumit të parë në Kosovë.

Kjo protestë erdhi pasi në shkurt të vitit 2019, u morr vendim nga Kuvendi i Republikës së Kosovës, të cilët miratuan amendamentin për ndërtimin e qendrës së Astronomisë në Kosovë. Megjithatë, Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, ka bllokuar fondet që janë dedikuar për astronomin në Kosovë.

Kjo organizatë ka bërë thirrje para MASHT-it, mirëpo nga Ministria nuk ju dhanë ndonjë sqarim rreth neglizhencës që është duke ndodhur lidhur me ndërtimi i Observatorit dhe Planetariumit.

Në këtë protestë ishte edhe profesori Milaim Rushiti profesor i astronomisë, ku tha se kjo është e pa drejtë çka po bëhet në vendin ton, duhet të reflektojë ministri Bytyqi lidhur me këtë çështje.

Po ashtu Pranvera Hyseni tha se “Ministri Bytyqi nuk ka investuar as një projekt astronomik që nga fillimi i kësaj qeverisje,ne si organizatë nuk kemi pasur asnjë bashkëpunim me MASHT-in dhe ministrin Bytyqi pasi nuk na ka mundësuar as edhe një takim të vetëm”


MË SHUME NGA Lajme