16:05 / 26.09.2019
Aurier mund të jetë afrimi i parë i Milanit në janar
Milani nis përgatitjet e para për merkaton e janarit. Kuqezinjtë mendojnë të përforcojnë krahun e djathtë të mbrojtes dhe një prej objektivëve kryesorë për këtë rol është pikërisht Serge Aurier i Tottenhamit.
26-vjeçari ka përfunduar jashtë planeve të trajnerit Mauricio Pochettino dhe për këtë arsye lojtari pritet të largohet nga “Spursat” me hapjen e afatit të janarit. Drejtuesit e klubit nga Londra mund ta shesin futbollistin dhe shuma e vendosur për ta lënë të lire mbrojtësin është rreth 15 milionë euro.























