Gabigol pranë rikthimit te Interi
BKT
Sport

Gabigol pranë rikthimit te Interi

Gabriel Barbosa, i njohur ndryshe si Gabigol është rikthyer në nivele të larta me fanellën e Flamengos.

Kontrata e huazimit e sulmuesit brazilian, i cili ka gjetur ritmin në vendlindje, skadon në dhjetor dhe mundësia e një rikthimi të përkohëshm te Interi, që zotëron kartonin e tij, është mëse e mundshme. Drejtuesit e Flamengos kërkojnë ta mbajnë futbollistin, që vlerësohet rreth 30 milionë euro, por agjentët e Gabigol deklaruan se për momentin nuk ka asnjë tratativë të nisur mes klubit brazilian dhe atij italian lidhur me të ardhmen e 23-vjeçarit.