Dua Lipa shkëlqen në darkën private të ‘Yves Saint Laurent’
BKT
Magazina

Dua Lipa shkëlqen në darkën private të ‘Yves Saint Laurent’

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Dua Lipa, është ambasadorja e fundit e përzgjedhur e aromave ‘YSL Beauté’, përpara fushatave për skenën e tyre të re Libre.

Kështu që nuk ishte për t’u habitur të shihje princeshën e muzikës pop, 24 vjeçe, duke marrë pjesë në një darkë private të ‘Yves Saint Laurent’ gjatë Javës së Modës në Paris të martën, shkruan DailyMail.

Këngëtarja e hitit “New Rules’ shkëlqente në një fustan të shkurtër të zi me detaje të qëndisura tejet bukur në pjesën e belit. Dua shkëlqeu me dukjen e saj glamuroze, të cilën ajo e kombinoi me një palë taka të zeza të larta.

Bukuroshja britanike po ashtu është shfaqur me stilin e ri të flokëve, atë ‘bob’ dhe me balluke, që i shkonin mjaft shumë.

Dua, e cila po përballet me reklamat për parfumin e ri të YSL Libre, u zgjodh nga marka për të krijuar diçka të fuqishme, frymëzuese dhe ikonike.

E pranishme në darkë ishte edhe biznesmenja amerikane, Nicky Hilton Rothschild, e cila veshi një fustan të shkurtër magjepsës blu. Gjithashtu, në këtë mbrëmje morën pjesë edhe Jeshine Sanders dhe Olivia Culpo.

Në ndërkohë, artistja Lipa javë më parë u ngjit në skenë për një shfaqje në mbrëmjen promovuese të produkteve të reja të YSL. Atë ditë, ajo ishte e shoqëruar nga i dashuri i saj, Anwar Hadid, 20 vjeç, dhe të gjithë anëtarët e familjes së saj. 

 


MË SHUME NGA Magazina