17:03 / 26.09.2019
Martinelli: Luiz më ndihmon shumë
Sulmuesi i Arsenalit, Gabriel Martinelli është falënderues ndaj qendërmbrojtësit, David Luiz.
Martinell shkëlqeu në fitoren ndaj Nottingham Forest në Carabao Cup , klub të cilin “topçinjtë” e mposhtën 5-0. Futbollisti braziliani shënoi dy gola gjatë kësaj ndeshje.
Ai tha se ishte e pritshme që David Luiz ta ndihmonte, pasi gjithmonë i ka kërkuar ndihmë.
“Ishte e pritshme që Luiz të ishte në grup, është braziliani dhe me ndihmon shumë. Nëse kam pyetje, e pyes menjëherë dhe më tregon çfarë të bëj”, deklaroi ai.
Arsenali të hënën luan kundër Manchester United në kuadër të javës së shtatë të Premier Ligës.























