​Simeone i ngazëllyer që Costa gjeti rrugën e golit
BKT
Sport

​Simeone i ngazëllyer që Costa gjeti rrugën e golit

Trajneri i Atletico Madridit, Diego Simeone është i lumtur me golin e sulmuesit, Diego Costa në fitoren ndaj Real Mallorca.

Costa nuk e ka pasur të lehtë pasi nuk ka qenë në formën më të mirë. Tekniku argjentinas ka thënë që spanjolli ka pasur nevojë për të shënuar gol.

“E dimë që sulmuesit jetojnë për të shënuar gol. Është mirë për të dhe klubin. Jam i lumtur pasi kishte nevojë për gol. Është një ndër lojtarët më të rëndësishëm në sulm dhe nëse sulmuesit luajnë mirë do të fitojmë lehtë”, deklaroi ai.

Atletico pas kësaj fitore është në vendin e dytë në tabelë me 12 pikë, një më pak se lideri Real Madrid, të cilin e presin në ‘shtëpi’ të shtunën e ardhshme.