Hazard: Ndihem mirë që do të luaj kundër Costas
BKT
Sport

Hazard: Ndihem mirë që do të luaj kundër Costas

Sulmuesi i Real Madridit, Eden Hazard ka thënë se dëshiron të luajë kundër sulmuesit të Atletico Madrid, Diego Costa.

Real Madrid do të jetë mysafir i Atletico Madridit këtë të shtunë. Belgu ka thënë se qëllimi mbetet fitorja, në mënyrë që fansat të mbesin të lumtur.

“Do të luajmë për fitore dhe t’i bëjmë fansat e lumtur. Nëse luan futbollin e di ndjesinë dhe pasionin”, deklaroi ai.

Hazard në fund tregoi lidhjet e mira që ka me ish-bashkëlojtarin, Diego Costa, duke thënë kjo do të jetë ndeshje e mirë.

“Do të ndihem mirë që po luaj kundër Costas. Luajtëm se bashku në Chelsea dhe është miku im”, përfundoi ai.

Hazard në fillim të sezonit ishte i lënduar, ndërsa në formacionin e parë luajti kundër Levantes dhe në tri ndeshjet e zhvilluara me skuadrën nuk ka shënuar asnjë gol.