18:17 / 26.09.2019
Dehon këshillon Areola rreth transferimit në Real
Ish-portieri i PSG-së, Nicolas Dehon ka pranuar që i ka thënë portierit Alphonse Areola të transferohet në Real Madrid.
Dehon ka thënë se Areola nuk ka pasur vend në ekipin e PSG-së.
“I thashë të largohet pasi nuk do t’i besojnë. E transferuan Navas si numrin një në skuadër, i cili ka fituar tri herë Ligën e Kampionëve dhe Sergio Rico për numrin dy në skuadër”, deklaroi ai.
Areola dje debutoi në fanellën e Realit në ndeshjen ndaj Osasuna dhe arriti ta mbajë portën e paprekur.
Tani varet nga Zidane nëse do t’i besojë Areola për ndeshjen ndaj Atletico Madridit.























