Osmani: Qytetarët e Malishevës duhet të besojnë në LDK
Në ditën e dytë të fushatës zgjedhore, kandidatja e LDK-së për kryeministre Vjosa Osmani i ka siguruar qytetarët gjatë një tubimi elektoral në Malishevë se ajo kurrë nuk do të tjetërsojë besimin e qytetarëve dhe nuk do të bëjë koalicion me PDK-në.
“Qytetarët e Malishevës dhe krejt Kosovës duhet të besojnë në LDK, sepse besimi i tyre nuk ka me u tjetërsuar kurrë, besimi i tyre në mua nuk ka me shkuar kurrë tek ata që nuk duhet. Në veçanti le ta dëgjojnë të gjithë ata që po shpifin. Siç e kam thënë herën e kaluar në Malishevë, nuk ka koalicion me PDK-në”, tha Osmani.
Ajo tha se qytetarët e Malishevës dhe tërë Kosovës do ta bëjnë LDK-në dhe qeverinë e drejtuar prej saj një kala të pamposhtur.
“Këtë ua kemi borxh themeluesve të partisë tonë të cilët janë edhe themelues të shtetit të Kosovës. Ia kemi borxh Fetah Rudit dhe shumë veprimtarëve të LDK-së", tha ajo.
Sipas saj, mobilizim i nisur në hapje të fushatës mbrëmë në Prishtinë duhet të vazhdojë deri ditën e zgjedhjeve pasi ‘më 7 tetor qytetarët do të zgjohen në një Kosovë ndryshe nga ajo që kemi sot.























