Presheva lidhet me Bujanovcin përmes "Xhades së Vjetër"
BKT
Shqipëri

Presheva lidhet me Bujanovcin përmes "Xhades së Vjetër"

Dy komunat shqiptare në Luginën e Preshevës, Preshevadhe Bujanovci do të lidhen me rrugë të asfaltuar përmes asaj që ka shërbyer gjithnjë si lidhje mes dy qyteteve e quajtuar "Xhadja e Vjetër". Rruga përveç dy qyteteve, lidh shumicën e popullatës shqiptare që jetojnë nëpër fshatra nga kalon rruga.

Pas kërkesës nga Komuna e Preshevës drejtuar Serbia Putevi, për asfaltimin e pjesës së mbetur të ashtuquajtur Xhadja e vjetër, sot ka filluar asfaltimi i kësaj pjese. Pas këtyre punimeve, qarkullimi në këtë segment rrugor do të zhvillohet në kushte shumë më të mira, në krahasim me të kaluarën.

Kërkesat e komunës së Preshevës drejtuar ndaj "Putevi Srbije" kanë përfshirë pjesën e mbetur 4 km në territorin e Komunës së Preshevës dhe 1 km në territorin e Komunës së Bujanocit. Me përfundimin e këtij asfaltimi kompletohet sigurimi i kushteve për komunikacion të lehtësuar në këtë aks rrugor që paraqet një alternativë shtesë për udhëtim në drejtim të Bujanocit.

Ditëve në vijim priten asfaltime të tjera që janë pjesë e rrugëve të klasifikuara si regjionale.


MË SHUME NGA Shqipëri