09:27 / 27.09.2019
Jennifer Lopez dhe Shakira do performojnë në Super Bowl 2020
Shakira dhe J.Lo pritet të ‘ndezin’ skenën për 100 vjetorin e ‘NFL’.
Divat e skenës muzikore Shakira dhe Jennifer Lopez kanë konfirmuar përmes profileve të tyre në Tëwitter se do performojnë në shfaqjen ‘Super Bowl 2020’, shkruan CNN.
“Nuk bëhet më e madhe se kjo, shumë e entuziazmuar për këtë” kishte shkruar Shakira.
Në një njoftim për shtyp, Lopez shtoi: “Që kur pashë Diana Ross të fluturonte në qiell në ‘Show Halftime’, ëndërroja të performoja në Super Bowl. Dhe tani është bërë edhe më e veçantë jo vetëm sepse është 100 vjetori i NFL, por edhe sepse po performoj me një shok tjetër Latina. Nuk mund të pres që të tregoj se çfarë mund të bëjmë ne vajzat në skenën më të madhe në botë “.
























