Sejdi Gashi i bashkohet Vetvendosjes
BKT
Lajme

Sejdi Gashi i bashkohet Vetvendosjes

Albin Kurti, kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, ka thënë se Sejdi Gashi, është bërë pjesë  e kësaj partie.

“Me studime themelore dhe master për Gjuhë dhe Letërsi Shqipe në Universitetin e Prishtinës, si student i dalluar i këtij Universiteti, Sejdiu diplomoi edhe për Shkenca Politike në drejtimin e Administratës Publike”.

“Ndërkaq, doktoraturën në Universitetin e Evropës Juglindore në Tetovë, e mbaroi në Fakultetin e Gjuhëve, Kulturave dhe Komunikimit. Me një përvojë të hershme në gazetari, e më pas edhe në mësimdhënie, përveç punimeve shkencore të publikuara brenda dhe jashtë vendit, Sejdiu ka botuar edhe libra shkencor në lëmin e gjuhës shqipe”, ka shkruar Kurti në Facebook.


MË SHUME NGA Lajme