11:04 / 27.09.2019
Kandidatët për kryeprokuror, KLP pa metodologji vlerësimi
Këshilli i Lartë i Prokurorisë nuk e ka ende gati metodologjinë për vlerësimin e kandidatëve për Prokuror të Përgjithshëm. Kjo është konfirmuar në mbledhjen që sapo ka nisur.
Gjithsesi, Gent Ibrahimi, kreu i KLP-së, ka deklaruar se “jemi ende në kohë” dhe se deri të martën e javës së ardhshme ky institucion do të mblidhet për të miratuar metodologjinë e vlerësimit për kandidatët.
Arta Marku, Olsian Çela dhe Fatjona Memçaj janë kandidatët në garë për postin e kryeprokurorit të Shqipërisë























