Veseli: Do t’i rrisë pensionet e të moshuarve deri në 80 për-qind
BKT
Lajme

Veseli: Do t’i rrisë pensionet e të moshuarve deri në 80 për-qind

Kandidati nga Partia Demokratike e Kosovës për kryeministër, Kadri Veseli, është zotuar se do t’i rrisë pensionet e të moshuarve deri në 80 për-qind.

Ai ka shtuar se të gjithë pensionistët me përvojë pune nën 15 vjeçare, që aktualisht janë në skemën e pensioneve themelore, do të kalojnë në kategorinë e pensionistëve kontributdhënës.

Postimi i plotë:

Është përgjegjësi morale që të tregojmë mirënjohje ndaj të moshuarve për kontributin e dhënë dhe të kujdesemi që ata të kenë pleqëri sa më të rehatshme. Ne e kemi inkurajuar gjithmonë solidaritetin mes gjeneratave dhe shtetit do t’i japim rol shumë më aktiv për t’u kujdesur për të gjithë të moshuarit.

Para përfaqësuesve të pensionistëve, si kryeministër i ardhshëm u zotova se do t’i rris pensionet e tyre deri në 80 për qind. Po ashtu, të gjithë pensionistët kontributdhënës me përvojë pune nën 15 vjeçare, që aktualisht janë në skemën e pensioneve themelore, do të kalojnë në kategorinë e pensionistëve kontributdhënës. Ata do të marrin pensione me rritje, sipas përqindjes së përshkallëzuar, bazuar në kohëzgjatjen e viteve të punës dhe në kriteret e strukturës kualifikuese.

Për ta rritur kujdesin ndaj të moshuarve, unë do ta njoh dhe do ta promovoj edhe profesionin e “kujdestarit për të moshuar” dhe qeveria ime do t’i mbulojë tërësisht edhe kostot e barnave specifike për të gjithë të sëmurit kronikë, që janë mbi moshën 65 vjeçare.

Të gjithë pensionistët i siguroj se nipat dhe mbesat e tyre më nuk do të largohen, por do të qëndrojnë në Kosovë.

Votoni Partinë Demokratike të Kosovës dhe numrin 112. #PDK112

Image may contain: 9 people, people smiling, people sitting and wedding

Image may contain: 5 people, people standing and suit

Image may contain: 1 person, sitting and indoor


MË SHUME NGA Lajme