Higuain: Ronaldo është më i ‘pjekur’
Sulmuesi Gonzalo Higuain, beson që bashkëlojtari i tij, Cristiano Ronaldo është bërë më i ‘pjekur’. Higuain ka luajtur me portugezin në Real Madrid dhe beson që lojtari ka ndryshuar.
Higuain iu bashkua Juves në vitin 2016 derisa Ronaldo u transferua në vitin 2018. Argjentinasi tha se është duke e shijuar faktin që po luan bashkë më të. “Kemi luajtur më herët në Real. Shumë vite kanë kaluar dhe është bërë tjetër lojtar, më i ‘pjekur’, me familje. E shijova lojën më të më herët dhe jam i gëzuar që po luajmë së bashku”, deklaroi ai. Argjentinasi në fund foli për të ardhmen e tij, pasi gjatë afatit kalimtar ishte i lidhur me një kalim te gjiganti argjentinas, River Plate. “Kam këtë vit, dhe një tjetër pas këtij në Juventus. Asnjëherë nuk ia mbylli derën mundësisë. Atje trajneri është i mrekullueshëm dhe kam disa miq. Njerëzit e River kanë qenë të mrekullueshëm, por jam duke menduar për të tashmen dhe duke e shijuar futbollin në kampionatin italian”, përfundoi ai. Higuain ka bërë pesë paraqitje këtë sezon dhe ka shënuar një gol.























