Londra solidarizohet me familjet e prekura nga tërmeti në Tiranë
BKT
Shqipëri

Londra solidarizohet me familjet e prekura nga tërmeti në Tiranë

Kryetari i Bashkisë së Londrës është solidarizuar me popullin shqiptar, të prekur nga tërmetet e fundit.

Në një status në twitter, Sadiq Khan tha se foli me kryebashkiakun Erion Veliaj për të ofruar mbështetje dhe solidaritet per personat e prekur.

"Shumë nga njerëzit me origjinë shqiptare në Londër kanë familje dhe miq të prekur nga tërmeti i fundit në rajonin e Tiranës. Kënaqësi që fola me Erion Veliaj, Kryebashkiak i Tiranës, për të ofruar mbështetje dhe solidaritet për të gjithë ata të dëmtuar ose të prekur", shkruan Khan.


MË SHUME NGA Shqipëri