Kosnett: Nëse shihni parregullsi dhe blerje të votave, raportojini
BKT
Lajme

Kosnett: Nëse shihni parregullsi dhe blerje të votave, raportojini

Ambasadori i SHBA-ve në Kosovë, Philip Kosnett u ka bërë thirrje qytetarëve të Kosovës që të raportojnë parregullsitë gjatë zgjedhjeve.

Përmes një postimi në Twitter, ai ka thënë se zgjedhjet e lira dhe fer, varen nga personat e ndryshëm dhe organizatat.

Sipas tij, monitorimi është proces jetik për zgjedhjet.

“Zgjedhjet e lira dhe fer varen nga organizatat dhe individët. Monitorimi i zgjedhjeve, ndihmon që ato të jenë të lira. Nëse je qytetar dhe shihni shkelje, blerje të votave, apo shkelje tjera, ju mund t’i raportoni ato tek autoriteteve”, ka shkruar Kosnett.


MË SHUME NGA Lajme