Tuchel rrezikon shkarkimin, Allegri dhe Mourinho qëndrojnë në pritje
BKT
Sport

Tuchel rrezikon shkarkimin, Allegri dhe Mourinho qëndrojnë në pritje

Herën e fundit që Paris SG kishte humbur dy ndeshje në shtatë javët e para të kampionatit francez nuk arriti të fitojë titullin.

Kjo ndodhi tre vite më parë. Por atëherë Monaco ishte një tjetër skuadër, që tani lufton për mbijetesën. Për parizienët dorëzimi i titullit të skuadra e Principatës në atë kohë ishte një dështim i madh dhe detyroi shikun Al Khelaiffi të bënte shpenzime të çmendura duke blerë edhe Kilian Mbappe.

Të mërkurën, padroni i Paris SG ishte në tribunë, kur skuadra e tij u mund 2-0 nga Reims. Sigurisht që kjo humbje nuk i pëlqeu aspak dhe pakënaqësia e tij rrezikon pankinën e Thomas Tuchel. E thonë këtë mediat franceze, që mbështeten edhe te precedentët. Në fakt, në vitin 2013 Carlo Ancelotti u largua nga drejtimi skuadrës pariziene menjëherë pas humbjes me Reims, raporton BW.

Historia mund të përsëritet me Tuchel, që si varkë shpëtimi ka ndeshjen e së shtunës kundër Bordeaux. Nëse humbet fati i tij është i shkruar, ndërsa që tani kanë nisur të përmenden pasardhësit në bankinën pariziene.

Max Allegri është një prej tyre dhe me kuotat më të larta, ndërsa edhe Jose Mourinho tundon kampionët francezë.