Godin: Juvja e fortë, por llogariteni edhe Interin për titull!
BKT
Sport

Godin: Juvja e fortë, por llogariteni edhe Interin për titull!

Mbrojtësi i Interit, Diego Godin, ka folur për “Marca”, rreth javëve të tij të para tek zikaltrit, pas 9 sezoneve tek Atletiko e Madridit.

Uruguaiani foli për hapat e tij të parë në Itali, ngjashmëritë mes Contes dhe Simeones, dhe luftën për titull këtë vit me Juventusin.

CONTE – Me Diegon kemi pasur një marrëdhënie shumë solide, që shkonte edhe përtej fushës. Nuk ishte e lehtë të na ndaje. Ai dhe Conte janë shumë të ngjashëm,  të dy me personalitet të madh dhe ky Inter më kujton Atletikon dhe 2014-ës, me një grup të bashkuar dhe fitues. Kjo skuadër është ndërtuar rreth Contes, dhe ai është pjesa kryesore.

Scudetto – Tani mund të themi se jemi mes kandidatëve për titull. Juvja është e fortë dhe për vite ka dominuar në Itali, por do e shohim. Kemi një klub shumë ambicioz.

Champions – Në fushën e Barcelonës kam luajtur shumë herë. Kemi një ndeshje që do vuajmë kundër një ekipi agresiv, që e mban shumë topin.

Në fushë – Trajneri më ka kërkuar që të mbaj topin shumë, dhe të luaj lojën. Këtë gjë nuk e bëja në Madrid, por mendoj se kam inteligjencën taktike për të qenë në lartësinë e duhur. Nuk e ndjej veten si lider në dhomat e zhveshjeve, por si një lojtar që po përballet me një përvojë të re.