Justin Bieber dhe Hailey Baldwin të hënën në altar
Justin Bieber and Hailey Baldwin do martohen të hënën në një ceremoni private në Montage Palmetto Bluffs.
Pronarët e shtëpive në resort u njoftuan për ngjarjen dhe iu thanë se zona do jetë e kufizuar nga e diela deri pasditen e së martën.
Justin dhe Haily do kenë në dispozicionin e tyre pjesën më të madhe të resortit, nga restoranti ku do presion mysafirët mbrëmjen para martesës, pishinën kryesore dhe kompleksin e dhomave ku do qëndrojnë mysafirët përfshirë supermodelen Kendall Jenner, transmeton oranews.
Këngëtari dhe modelja do i thonë ‘po’ njëri-tjetrit në një kishë në zonë. Mendohet se numri i të ftuarve është 185 persona dhe dasma do jetë shumë private.
Gjithashtu Hailey ka deklaruar në të kaluar se dëshirojnë të kenë edhe shërbimin fetar.























