09:54 / 28.09.2019
Moti sot në Shqipëri, diell dhe rritje temperaturash
Shqipëria sot do të mbizotërohet nga një mot i kthjellët me alternime vranësirash por që mundësitë për reshje shiu janë të pakta.
Sipas Meteoalb, temperaturat do të kenë një rritje të lehtëku do të variojnë: në zonat malore nga 8ºC deri në 21ºC, në zonat e ulëta nga 16ºC në 30 ºC dhe në zonat bregdetare nga 20ºC në 31ºC.
Era do të fryej në drejtim Verioir- veriperëndimor me forcë valëzimi deri në 2 ballë.
Në Kosovë moti do të jetë i kthjellët me alternime vranësirash. Temperaturat do të kenë një rritje të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore nga 11ºC deri në 26ºC dhe në zonat e ulëta nga 16ºC në 27ºC.























