10:24 / 28.09.2019
Superliga rikthehet sot më tri ndeshje joshëse
Me tri ndeshje në Drenas, Podujevë e Mitrovicë, sot hapet xhiroja e shtatë e IPKO Superligës.
Lideri i ri i klasifikimit, Feronikeli, do të luajë për fitoren e radhës teksa në shtëpi pret Ferizajn.
Për trepikëshin e radhës do të luftojë edhe Llapi, që luan në “Zahir Pajaziti” kundër Dukagjinit të Klinës, i cili nuk ka realizuar ende asnjë gol në elitë.
Ndërkaq në “Riza Lushta” Trepça ’89 i bën ‘konak’ Flamurtarit.























