11:12 / 28.09.2019
Haradinaj vazhdon fushatën në Mitrovicë e Ferizaj
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës me partinë në koalicion, PSD-në, sot do të mbajnë tri tubime nË qytete të ndryshme të Kosovës.
Tubimi i parë do të mbahet në Mitrovicën nga ora 16:00 në Shtëpinë e Kulturës.
Tubimi tjetër do të mbahet nga sheshin e qytetit të Ferizajt nga ora 18:00.
Ndërkaq, tubimi i fundit për sot do të mbahet në komunën jugore të Kosovës, në Kaçanik, nga ora 19:30.
Dje kanë qenë komunat e Junikut dhe Deçanit vendi ku AAK-PSD kanë mbajtur tubimet.























