Gjilani publikon gjërat e ndaluara që nuk lejohen në stadium
BKT
Sport

Gjilani publikon gjërat e ndaluara që nuk lejohen në stadium

Nesër në Gjilan do të zhvillohet derbi më i madh lokal në Kosovë, Gjilani – Drita.

Tashmë skuadra nikoqire, Gjilani ka publikuar gjësendet të cilat nuk do të lejohen të futen në ditën e ndeshjes në stadiumin e qytetit në Gjilan.

Më poshtë mund ta lexoni njoftimin e SC Gjilanit:

SC Gjilani njofton gjithë tifozët që nesër kanë planifikuar ta përcjellin nga afër ndeshjen e javës së 7-të kampionale ndërmjet Gjilanit dhe Dritës, se do të kenë kontrolla në hyrjet e stadiumit.

Më poshtë i gjeni gjërat që janë të ndaluara të futen brenda hapsirave të stadiumit.

Në kontrollin e parë ndalohen:shishet e qelqit pavarësisht madhësisë– shishet e plastikes pavarësisht madhësisë  – pije alkoholike te maskuar apo substanca narkotike– ushqim– ombrellat (çadrat)– çantat e shpinës– armë zjarri dhe çfarëdo arme apo mjet i rrezikshëm.

Në kontrollin e dytë në hyrje të stadiumit ndalohen:– shishe të plastikes, kanaqe, shishe qelqi, bëhet kontrolli i tupanëve dhe flamujve.– Ndalohen armë, thika, boksa të hekurt, pankarta me mbishkrime ofenduese ose raciste dhe gjëra tjera që nuk janë të lejuara: shkrepëset, mjete piroteknike, parfume apo deodorant, gjëra tjera të ngurta.– Ndalohet ushqimi i të gjitha llojeve (përveç ushqimit të fëmijëve 24 muajsh), paketimet e patejdukshme si farat, çipsi, smoki, kikirik, lajthi, badem, çdo paketim që nuk duket në brendësi.

Kujtojmë se sfida mes Gjilanit dheDritës nis nga ora 15:00.