Shkëlqeu sezonin e kaluar, Ajaxi shpërblen Donny Van de Beek
BKT
Sport

Shkëlqeu sezonin e kaluar, Ajaxi shpërblen Donny Van de Beek

Donny Van de Beek ishte një nga emrat më të përfolur në merkaton e verës me klube të mëdha që treguan interes për talentin e Ajax dhe pavarësisht se qëndroi në Eredivisie është Real Madrid që insiston ta afrojë në merkaton e dimrit ose për sezonin e ardhshëm.

Gjithsesi drejtuesit duke parë edhe sezonin e shkëlqyer të mesfushorit kanë vendosur të përmirësojnë kontratën e tij jo në kohëzgjatje pasi skadon në vitin 2022 por në përmirësimin e ndjeshëm të pagës, diçka e merituar prej Van De Beek.