Valencia “pushton” fortesën San Mames, humbet Bilbao
BKT
Sport

Valencia “pushton” fortesën San Mames, humbet Bilbao

Për t’i shkaktuar humbjen e parë në këtë sezon Athletic Bilbaos, mendoi Valencia që u rikthye te fitorja në La Liga pas 3 ndeshjesh duke triumfuar pikërisht në fortesën baske San Mames.

Vendosi gjithçka Denis Cheryshev pas asistit të Ferran Torres në minutën e 27-të. Pavarësisht përpjekjeve të Bilbaos deri në fund shifrat nuk ndryshuan më me baskët që mbetën në kuotën e 12 pikëve edhe pas javës së 7-të, ndërkohë që Valencia e Albert Celades u ngjit në kuotën 9 pikëve.