20:33 / 28.09.2019
Mustafa: Rinia duhet të trajnohet për të mbetur pjesë e tregut global
Besian Mustafa nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), ka përmendur disa masa që planifikojnë ti ndërmarrin për të përmirësuar gjendjen e papunësisë.
Mustafa në emisionin “Debat” në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), tha se 60 për qind e të aftëve për punë nuk po kërkojnë punë fare, kurse tek femrat statistikat janë shkatërrimtare.
“Mbi 63 për qind e grave janë pa punë, 49.1 për qind e të rinjve janë pa punë” tha ai.
Mustafa tha se studentëve do tu njihet praktika në stazh, e gjashtë ,muajt e parë të praktikës qeveria do ti sponsorizoj pagat e tyre.
Ai shtoi se duhet të fokusohemi në forcimin e sektorit të shërbimeve dhe të dijes
“Rinia duhet të trajnohet gjatë gjithë jetës për të mbetur pjesë e tregut global”, tha Mustafa.























