11:28 / 30.09.2019
Gwyneth dhe Brad festojnë njëvjetorin e martesës
Ka qenë një vit shumë i mirë për Gwyneth Paltrow dhe Brad Falchuk.
47 vjeçarja, fituese e Oscar, hyri të dielën në 'Instagram' për të postuar një selfie të ëmbël me burrin e saj 48 vjeçar, në nder të përvjetorit të tyre të parë të martesës.
“Viti i parë, i përfunduar”, ka shkruar ajo nën fotografinë ku çifti shihet duke buzëqeshur ndërsa shijuan një shëtitje përgjat plazhit në Long Island.
Gwyneth dhe Brad u martuan në shtatorin e kaluar në një ceremoni në East Hampton, Neë York, pas katër vjetësh në lidhje.























